Një numër rekord i fëmijëve të shkollave fillore dhe të mesme në Japoni – 514 prej tyre – kryen vetëvrasje në vitin 2022.
Kjo tejkalon shifrën më të keqe të mëparshme, kur 499 fëmijë morën jetën në vitin 2020, treguan sot të dhënat e qeverisë.
Gjithashtu, theksohet se vetëvrasjet janë rritur te gjinia femërore, për të tretin vit radhazi.
Numri i përgjithshëm i njerëzve që vranë jetën në Japoni u rrit me 874 në 21,881 në 2022.
Rritja e numrit të vetëvrasjeve mund të lidhet me ndikimin afatgjatë të pandemisë së koronavirusit që filloi në vitin 2020, tha një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë nga departamenti i parandalimit të vetëvrasjeve.
Numri i vetëvrasjeve për 100 mijë njerëz u rrit në 17.5, që është një rritje prej 0.8 krahasuar me vitin 2021.