Sefa: Celibashi jashtë afatit ligjor për të marrë një vendim

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa deklaroi se Celibashi është jashtë afatit ligjor për të marrë një vendim përfundimtar.

“Komisioneri duhet të merrte një vendim përfundimtar në lidhje me kërkesë e Partisë Demokratike për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor. Që prej datës 11 në orën 10, ai është në shkelje të afateve dhe në shkelje të gjithë procedurave ligjore. Rrjedhimisht ka bërë dhe shpërdorim detyre,” – u shpreh ai.

Sipas Sefës, Celibashi nuk ka zbatuar procedurat ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor duke cenuar Partinë Demokatike.

Ai i drejtoi një thirrje kryekomisionerit për të marrë në konsideratë kërkesën e PD-së duke theksuar se çdo moment që kalon nga afati është në shkelje të dispozitave ligjore.

Latest articles

Related articles