Një krisje ka pësuar “aleanca” mes Oltës dhe Qetsorit.
Dy banorët janë përplasur ditën e sotme dhe zanafilla e debatit të tyre kanë qenë disa komente të pahijshme të bëra nga Qetsori kundrejt aktores.
E teksa ishin në tualet, Olta i është drejtuar Qetsorit duke i kërkuar llogari për komentet e bëra ndaj saj si dhe për mënyrën si ky i mbylli derën e tualetit.
Mirëpo, ky i fundit nuk ka pranuar ti japë shpjegime banores, madje madje me tone të ashpra i vuri “ultimatum” që të mos i kërkojë llogari.
Pjesë nga debate:
Olta: Trego pak kujdes, mos ma mbyll mua derën në fytyrë ashtu, ok
Qetsori: Jo more
Olta: Si jo more?
Qetsori: Kujdes ti kur më afrohesh ashtu me atë gjuhë, mos mu afro mua me atë gjuhë
Olta: Me cilën gjuhë
Qetsori: Me atë gjuhën e të mënçurës
Olta: Mos më kërko mua llogari në atë mënyrë, se nuk i kam dhënë llogari askujt, jo të të jap ty
Olta: Unë spo të kërkoj llogari fare, po të pyes se çfarë ishin ato batuta që brëre dje
Qetsori: Kaq po të them, atë llogarinë ik bëjë ndonjë vend tjetër jo me mua.