Është gjetur e djegur makina që dyshohet se është përdorur në atentatin e ndodhur në Don Bosko në Tiranë. Mjeti tip BMV është gjetur i djegur pranë Ishmit në Durrës. Një natë më parë, në zonën e Don Boskos, një atentat ndodhi në lokalin e Fatjon Muratit.
Sahit Murati, xhaxhai i Fatjon Muratit që mbeti i plagosur në Masakrën e Don Boskos që ndodhi një natë më parë dyshohet të ketë qenë dhe shënjestra e atentatit. Ai aktualisht ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, bashkë me katër të plagosurit e tjerë.
Mes tyre është e vajza e mitur, 10 vjeçe, e cila mori dëmtime nga xhamat që i ranë, të cilët u thyen nga breshëria e kallashnikovit. Të plagosurit e tjerë janë identifikuar si Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli. Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.