AFERA me miliona në KQZ, 6 denoncime për Ilirian Celibashin – SPAK të hapë sytë

Ende pa nisur mirë fushata zgjedhore dhe 3 muaj para zgjedhjeve, filluan shpërdorimet në KQZ. Me datë 6 shkurt 2023, në Komisionin e Prokurimeve Publike është bërë një denoncim për një tender të KQZ-së. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Dhoma të fshehta dhe kuti kartoni”. Në çdo vit zgjedhjesh KQZ shpenzon miliona lekë për të blerë dhoma të fshehta, ku do të futen votuesit për të votuar.

Por, në çdo vit rrit edhe vlerën e shpenzimeve. Këtë herë do të derdhen 320 milionë lekë për të blerë kuti kartoni dhe dhomat e fshehta. Por nuk mbaron me kaq! Tenderi është denoncuar nga firma Dynamicx GROUP për shkelje të ligjit të prokurimeve.

Ankimuesi shprehet se KQZ ka kërkuar që operatorët të kenë në dispozicion një makineri parapërgatitje CTP. Që në fakt nuk do të hyjë në punë, pasi shtypja e kutive të kartonëve nuk bëhet me këtë format.

Prandaj ankimuesi kërkon që të hiqet kjo pikë nga dokumentet e tenderit dhe të vihen kritere për makineri të tjera që përdoren gjithmonë për këto raste. Ndërkohë ngrihen dyshimet se KQZ e drejtuar nga Ilirjan Celibashi, ka vendosur kushtin mbi makinerinë e mësipërme si kriter, pasi ka gjasa që atë ta posedojë ndonjë firmë e paravendosur për t’i marrë këto para. Gjithsesi, mbetet për t’u parë vendimi që do të japë KPP pas kontrolleve.

6 denoncime në pak javë
Denoncimi i mësipërm bëhet i gjashti në radhë në pak javë ndaj tenderëve të KQZ. Kështu, çdo tender që ka hapur Ilirjan Celibashi për të përgatitur zgjedhjet e majit, ka përfunduar në KPP. Ankesa e parë u dorëzua me datë 19 janar 2023, për tenderin me objekt “Prodhim zarfe sigurie dhe procesverbale me letër kimike”. Ky u anulua më pas nga KPP dhe u kërkua rishikim i dokumenteve/Gijotina

Latest articles

Related articles