Celibashit, humbi të drejtën për të garantuar barazi në zgjedhje

Zgjedhjet e lira e të ndershme janë gjëja e fundit që i intereson komisionerit Celibashi. Argumentimet e tij për të mos regjistruar PD në zgjedhje ishin aq sa qesharake dhe shqetësuese, e këtu nuk po ndalemi tek deklarata skandaloze politike se për të “Sali Berisha është kryetar i PD-së” por tek interesi i tij për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

PD nuk u regjistrua në zgjedhje sepse sipas Celibashit, kryetari duhet te nënshkruante një deklaratë ku përmendet angazhimi solemn për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale, si dhe përkushtimin për të konkurruar në zgjedhje në mënyrë të ndershme dhe me integritet.

Pra aq i interesuar është Celibashi për standartet e zgjedhjeve siç janë fenomenet që kanë shkaterruar zgjedhjet gjatë qeverisjes së Edi Ramës siç është blerja e vitës përfitimet e paligjshme etj.
Pra për këtë angazhim Celibashit i duhet firma e një kryetari të dorëhequr që nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore dhe jo e atij që ka gjithë përgjegjësin në këtë proces. Për të qeshur a për të qare kjo farsë.

Dhe çfarë është më qesharake edhe në këtë deklaratë është se atë e nenshkruajnë Edi Rama dhe Ilir Meta, dy njerëzit që kanë bërë të kundërt e angazhimeve të marrë, kanë blerë vota, kanë përdor krimin dhe paratë e tyre ne zgjedhje.

Nëse Celibashit kjo i interesonte vertet e kishte me të thjesht që te kërkontë firmosjen e këtij dokumenti nga personi që përzgjedh kandidatët, që organizon dhe drejton fushatën dhe i cili do të mbajë dhe përgjegjësi sipas ligjit.

Por ky nuk ishte qëllimi në fakt. Celibashi thjesht ishte noteri i aleancës së Bërishës dhe Ramës për te bëre gjithçka që siç ka kërku Bërisha përmes gjija kërcenime, lojë e vjetër e tij për te mbuluaf qëllimin e vërtet që PD të mos futet ne zgjedhje.
Sot do ishte e drejtë që PD të kërkontë largimin e Celibashit. Ai ka humbur çdo besueshmëri për organizimin e një procesi te lirë dhe të paanshqm zgjedhore në Shaiperi, duke vendesur deshirat e tij mbi ligjin.

Latest articles

Related articles