Kryetari i Rithemelimit Sali Berisha, duke folur nga Pogradeci, ku prezantoi kandidatin për bashkinë, Zihni Tollozhina, ka hedhur akuza të tjera ndaj ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.
Berisha tha se, ‘në qoftë se ka njeri në historinë e këtij vendi që ka ulur reputacionin e Amerikës është guvernatorja, Yuri Kim’.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
“Në qoftë se ka njeri në historinë e këtij vendi që ka ulur reputacionin e vendit të tij është guvernatorja, Yuri Kim. Ajo me Edi Ramën, duke përdorur Bravën dhe Alibashën të lënë opozitën jashtë zgjedhjeve.
Ne jemi të betuar. Do hyjmë në zgjedhje. Do fitojmë në zgjedhje. Do vazhdojmë betejën gjer në përmbysjen e këtij regjimi.”- Tha Berisha.