Shpërthen vullkani Merapi në Indonezi
Ka shpërthyer ditën e sotme vullkani i Indonezisë, Mali Merapi, i cili prodhoi një rrjedhë të dukshme llave dhe re hiri.
Retë e nxehta të hirit u përhapën për më shumë se katër kilometra drejt lumenjve Bebeng dhe Krasak në Javën qendrore, Agjencisë Indoneziane të Menaxhimit të Fatkeqësive.
Banorëve iu kërkua të tërhiqen dhe të ndërpresin aktivitetet e tyre në zonat e rrezikut.
Mali Merapi është vullkani më aktiv në Indonezi dhe ndodhet në Unazën e Zjarrit, një hark rreth pjesës më të madhe të buzës së Oqeanit Paqësor, ku shpesh ndodh aktiviteti sizmik dhe vullkanik.
Merapi shpërtheu për herë të fundit në janar të vitit 2021, duke dërguar një lumë llave poshtë shpateve të tij dhe duke bërë që retë e gazit të ngrihen 10,000 metra në qiell. Si rezultat, reshjet e mëdha të hirit mbuluan fshatrat përreth në ishullin Java.
Në vitin 2010, vullkani Merapi filloi një seri prej tre shpërthimesh që lanë të vdekur më shumë se 300 njerëz.