Drejtorja e AKSHI-t, Linda Karçanaj tha se 74 shërbime të Kadastrës mundësohen online në e-Albania.
Deklarata erdhi gjatë prezantimit të drejtueses së re të Kadastrës, Dallëndyshe Bici, pas largimit të Artan Lames.
Karçanaj tregoi se 640 mijë aplikime janë bërë vetëm në portal. Ajo u shpreh se falë e-Albania-s shqiptarëve iu janë kursyer 110 vite pritje në radhë nëpër hipoteka.
“Tani kemi një sistem te integruar që u shërben jo vetëm qytetarëve, por të gjitha institucioneve të rëndësishme. Nuk ka nevojë të kërkosh një mik në Kadastër pasi mjafton të bësh një klik. Tani ato janë totalisht të monitorueshme. Kemi një sistem të integruar multifunksional që është në shërbim të të gjithëve. S’kemi asnjë vonesë ndërkohë që ndërveprime me të gjitha sistemet e tjera. Qytetarit do ti shkojë njoftim sa herë që ka një ndryshim,” – u shpreh Karçanaj.