Senatori Chim Pecs: Kthejani vulën Berishës

spot_img

Senatori amerikan republikan dhe pro berishian Mr. Chim Pecs, ka urdhëruar Shtëpinë e Bardhë që ti kthejë vulën Sali Berishës. Ai shkruan:

Vula i takon lexhendës së demokracis, liris, dhe drejtësis, se askush tjetër në botë nuk po e mbron sot votën e lirë. Sorosi shkriu pasurinë e tij, harxhoi 19 miliard dollarë vetëm për të eleminue partinë Berisha. McGonigal vërtet ka goditur Bashën por në mendjen ka pasur lexhendën Berisha. Edhe kovidi në botë u hodh nga laboratori me qëllim që të kapte në befasi lexhendën Berisha dhe bota të mbetej pa pluralizëm. Por këto komplote dështuan 100%. Amerika nuk e lejoi që revolucioni i lexhendës të shkonte te Gjykata e Apelit. Ky është një gabim i rëndë dhe godet prestigjin e Amerikës në botë, duke mos mbajtur krahun e lexhendarit global Berisha, Amerika humb shumë sepse goditet ai që në mendje ka vetëm demokracinë dhe votën e lirë e asgjë tjetër. Amerika duhet të marrë shembull prej tij. Prandaj i kërkoj me urgjencë Shtëpisë së Bardhë ti japë vulën.

Latest articles

Related articles