Je një njeri që s’duhet t’ia kesh besën, përfundimisht

Loja sa vjen e bëhet edhe më interesante në shtëpinë e Big Brother VIP. Kur kanë kaluar më shumë se 70 ditë, disa prej banorëve duket se po e kërkojnë me ngulm fitimin e këtij programi. Debatet janë shtuar, teksa i fundit ka qenë ai i ditës së sotme mes Armaldos dhe Oltës.

Aktorja u shpreh shumë e zhgënjyer dhe e shqetësuar nga Armaldo, pasi ai po e vë në lojë së bashku me Kiarën. Ajo tha se s’ia ka më besën Armaldon dhe nëse ai do që Olta të ketë besim tek ai, atëherë ai duhet t’ia tregojë me vepra.

Pjesë nga biseda:

Olta: Ti mua më atako, kjo është loja. Por kur ti më vë mua në lojë bashkë me Kiarën, është shumë e shëmtuar. Nëse do e bëjë vetëm unë do ta mbaja lojën.

Armaldo: Ti mendon se unë e kam bërë për lojë me Kiarën atë gjë? Ti më ke thënë se më do në këtë lojë.

Olta: Edhe të dua, por thjesht tani po të shoh si një njeri që s’duhet t’ia kesh besën, përfundimisht. Do të më krijosh besim, jepi. Por jo me fjalë, me vepra.

Armaldo: Ti po largohesh prej meje.

Latest articles

Related articles