PLL, Axhami: Pro votim dhe numërimit elektronik! Vota vidhet në kuti

spot_img
Advertisements

Në përgjigje të ftesës së KQZ-së drejtuar partive parlamentare për të diskutuar mbi votimin dhe numërimin elektronik, në datën 9 tetor 2026, në ambientet e këtij institucioni, Partia Lëvizja e Legalitetit mori pjesë duke respektuar këtë tryezë konsultative.

Partia Lëvizja e Legalitetit u shpreh qartësisht nëpërmjet përfaqësueses së saj ligjore pranë KQZ, znj. Frida Rizvani, në mbështetje të zgjerimit të votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2027.

Për PLL, ashtu si edhe jemi shprehur gjithmonë, votimi dhe numërimi duhet të shkoj drejt metodës eloktronike por, e rëndësishme mbetet fakti i marrjes së masave ligjore dhe teknike që mos të lihen hapsira të tjetërsimit të votës, si gjithmonë, edhe sipas kësaj mënyre votimi dhe numërimi.

spot_img

Latest articles

Related articles