Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka dënuar vendimin e Komisionit të Etikës së Kuvendit për përjashtimin e kryetarit të grupit, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliut për dy muaj pas incidenteve të enjten. “Vendim antiligjor, Rama është armik i parlamentarizmit dhe protestës. Do të mblidhemi për të marrë vendimet tona” tha ai.
Më pas Berisha njoftoi se është kundër numërimit elektronik në zgjedhjet lokale vitin tjetër. “Asnjë bashki nuk pranojmë me numërim elektronik, është manipuluar në mënyrë të turpshme. U implikua direkt edhe SHISH, janë krijuar servera paralelë ka pasur probleme të mëdha, nuk pranojmë asgjë më” tha ai.



