Mbledhja e sotme e thirrur e kryesisë së PD dhe grupit parlamentar nga Enkelejd Alibeaj për çështjen e regjistrimin në zgjedhje, ka pasur në fokus ndarjen e grupeve të punës, zbritjen në terren. Në takimin e kryesisë janë diskutuar propozimet e kandidatëve dhe këshillave bashkiakë.
Në mbledhje kanë munguar vetëm 3 deputetë që ishin jashtë shtetit në vizita pune, ndërkohë që të tjerët kanë qenë prezentë, duke dhënë kështu një sinjal të qartë politik të përkatësisë së tyre.
Deri pak kohë më parë, një pjesë e deputetëve që nuk ishin përfshirë direkt në replikat apo sulmet e foltores kanë preferuar që të mos bëheshin pjesë e sherrit të brendshëm. Por pjesëmarrja e sotme, duket ka qenë një sinjal i qartë politik i rreshtimit të tyre.