Drejtuesi i PD Enkelejd Alibeaj është shprehur se PD do të pranojë edhe kandidatët e propozuar nga Sali Berisha për lokalet e 14 Majit. Ai mori shembull kandidimin e ish-deputetit Igli Cara në Durrës, një figurë e vlerësuar në politikë dhe komunitetit.
I ftuar në emisionin “Open”, Alibeaj tha se ata kanë nevojë jo vetëm për “çdo pjesë brenda PD”, por edhe për qytetarë që nuk janë angazhuar në politikë.
Rakipllari: Do dalësh krah Berishës për t’i prezantuar kandidatët?
Alibeaj: Kemi nevojë jo vetëm për çdo pjesë të mundshme brenda partisë dhe opozitës, por edhe qytetarëve që nuk janë të angazhuar në politikë dhe askush nuk duhet të ketë luksin, duhet të pranojë çdo ofertë të sinqertë për të bashkuar njerëzit. Kemi rastin e Igi Carës në Durrës.