Mbrëmja e Vajzave| Ku e shohin veten pas disa viteve? (Video)

Pyetjet “pikante” i mbajtën vajzat të mbërthyera në tavolinë, ndërsa ato ndenjën për disa orë në oborr duke biseduar dhe duke treguar disa informacione për veten e tyre, që publiku nuk i dinte.

Njëra prej pyetjeve drejtuar atyre, ishte: “Ku e shihni veten pas disa vitesh”?

Fotinia u përgjigj e para dhe tha se dëshiron të ketë sa më shumë fëmijë, një partner që e kupton jetën dhe që të ketë shëndet të plotë.

Kiara tha se ajo e shikon veten të arrirë në karrierë dhe biznes, ndërsa këto dy gjërat i cilësoi si primare, të paktën sa i përket jetës së saj në të ardhmen.

Edhe Keisi ishte në një mendje me Kiarën. Ajo u shpreh se e shikon veten të arrirë në karrierë dhe mendon se do jetë e suksesshme në fushën e muzikën. Ajo shtoi se ka dy-tre biznese që i ka hapur dhe preferon të arrijë diçka me to. Ajo e përfundoi fjalën e saj, duke thënë që është e rëndësishme të kesh shëndet të plotë, pasi të tjerat arrihen me kohën.

Deamishel tha se ajo ka dëshirë t’ja lërë kohës dhe nuk preferon të bëjë plane. Njësoj si Fotini, Nita tha se ka dëshirë të ketë tre fëmijë dhe se planet që ka për të ardhmen, nuk i ka të ndara me “thikë”.

Olta tha se ajo e mendon veten me një fëmijë tjetër, me një vajzë më saktë. Ajo shtoi se plan të parë ka familjen, ndërsa karriera vjen më pas. Oltai uroi vajzave që edhe ato të jenë të plotësuara në këtë aspekt, të krijojnë familjen e tyre dhe të bëhen me fëmijë.

Latest articles

Related articles