Kapllanaj shpreson në një konsensus të minutës së fundit: Berisha e pranoi se jam fitues në Mallakastër

Agron Kapllanaj shpreson në një konsensus të minutës së fundit mes dy palëve të PD për zgjedhjet vendore.

Në një intervistë për Ora News ai i bëri thirrje Berishës ti thërrasë arsyes dhe të pranojë platformën nga grupi i Alibeaj.

Kapllanaj: Nuk ka shenja konsensi për bashkinë dhe gjetjen e një emëruesi të përbashkët për të dalë me një kandidat të vetëm në secilën bashki. Jam shpresëplotë që dhe në momentet e fundit palët të ulen. Berisha ti thërrasë arsyes dhe të pranojë atë platformë që është bërë nga PD për të ulur tensionet, për të dalë me kandidat të vetëm në çdo bashki. Të fitojmë zgjedhjet vendore të bashkuar dhe pastaj të gjejmë se kush do jetë kryetari i PD, kush do ketë vulën dhe siglën. Në bazë konsensusi është arritur por të gjendet një konsensus në qendër.

Si një njeri që i shërben PD prej vitesh, ai thotë se është i gatshëm të sakrifikojë gjithçka për bashkimin e demokratëve dhe fitoren e 14 majit.

Pas kësaj, vijon ai, “është e sigurt që do të na presë fitorja në 2025”.

Gjatë prezantimit të kandidaturës për Mallakastrën një ditë më parë,Berisha veç kundërshtarit politik nga PS atakoi edhe Kapllanaj.

Por ky i fundit thotë se Berisha vetëm sa konfirmoi se ai është kandidatura fituese nga PD në atë bashki.

Kapllanaj: Berisha ka qenë një takim ku ka prezantuar kandidatin e primare. Më ka atakuar, nuk mund të rrinte pa më atakuar. Demokratët janë ndjerë të fyer.  Edhe pse Berisha më sulmoi një pjesë e mirë e demokatëve që ishin në atë sallë më kanë kërkuar ndjesë sot në emër të tyre për faktin se janë ndjerë të fyer kur më ka sulmuar personalisht. Për Berishën kjo është normale. Por një gjë të vërtetë e ka thënë, ka vlerësuar kandidaturën time, e ka pranuar se kandidatura fituese jam unë. Ka thënë Agroni të vinte të garonte në Primare, ne nuk e penguam. Demokratët e dinë se kush ëdhtë kandidatura fituese në Mallakastër, ata janë në mbështetje të kësaj kandidature pavarësisht se Berisha nuk do ta pranojë publikisht një gjë të tillë.

Latest articles

Related articles