Elena me urdhër mbrojtje, por policia nuk e njoftoi pas lirimit të Dan Hutrës

Ata akuzojnë shtetin se nuk i ka vënë në dijeni që Dan Hutra ka dalë nga burgu në mënyrë që ata të merrnin masa për të mbrojtur familjen e tyre.

Së dyti specialistët e policisë së zonës, kanë për detyrë të ndjekin dhe të monitorojnë të gjithë personat problematikë që kanë në zonën e tyre. Pavarësisht se Dan Hutra, kishte 2 dekada të mbushur me dhunë dhe krime, askush nuk e ka vlerësuar si duhet rrezikshmërinë e tij.

“E dyta, i njëjti legjislacion që flet për të dënuarit, kërkon që ne të përgatisim momentin e lirimit të tyre, duke njohur rrezikshmërinë shoqërore, konfliktet që ata kanë pasur jashtë, drejtoria e burgjeve lajmëron policitë, komisariatet, ata oficerët, policët e zonës, ata kontaktojnë më familjarët që rrezikohen, marrin masa, e gjitha kjo shkruhet në ligj”, u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

Për shoqatat e mbrojtjes së grave ligjet janë shumë të mira dhe Shqipëria ka bërë hapa përpara me amendimet e kryera. Por, tyre thembra e Akilit është ajo se çfarë ndodh me dhunuesin.

Marrim rastin e fundit ky dhunues është futur në burg dhe është dënuar. Çfarë ka ndodhur në burg, ka programe rehabilitimi për të? Edhe për dhunuesit duhet të ketë programe të forta rehabilitimi psiko-social, sepse ata janë njerëz me probleme. Një burrë që godet një grua ka probleme të shëndetit mendor.

Atëherë duhet të merren nën kontrollin e një psikologu, ka programe rehabilitimi dhe bashke me paketën që u bë për largimin e dhunuesit nga shtëpia u bë edhe për rehabilitimin por a u bë? Ka funksionuar, zero…

Ironikisht, vetë Dan Hutra ka akuzuar drejtësinë për masakrën që kreu. Ai ka deklaruar para gjykatës se dënimi për dhunimin e Elenës ishte i padrejtë, pasi nuk e kishte prekur me dorë.

Latest articles

Related articles