Celibashi: Të drejtën e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhje e ka Lulzim Basha

spot_img

TIRANË- Lulzim Basha do të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit. Vendimi është marrë ditën e sotme nga kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Komisioneri i Zgjedhjeve tha se vetëm një letër në Gjykatë e përcakton këtë gjë.

“Në perceptimin tim Sali Berisha është kryetar i PD por kjo nuk ndryshon asgjë në ligj. Gjykata tregon një fakt t ë ndryshëm nga ajo që ne perceptojmë dhe jemi të detyruar të marrin në konsideratë atë që përfaqësohet në një dokument zyrtar përndryshe edhe për rezultatin e zgjedhjeve, i bie të vendos cilën parti mendoj unë se mund të drejtojë vendin. Për ta përfunduar mendoj që të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD në zgjedhje, bazuar në dokumentet zyrtare të cilat i janë vënë në dispozicion KQZ-së, e ka Lulzim Basha i cili figuron kryetar i PD në pikëpamje të ligjit. Duhet që sipas ligjit kërkesa për regjistrim duhet të paraqitej nga Lulzim Basha. Ligji i jep të drejtën kodit zgjedhor dhe atij civil disa kompetenca të kryetarit të partisë, t’i delegojë te persona të tretë, Në vlerësimin që i kemi bërë dokumentit autorizues, jo në përputhje me Kodin Zgjedhor”- tha Celibashi.

Latest articles

Related articles