Deputeti Gazment Bardhi e cilëson si çështje të mbyllur dorëheqjen e Lulzim Bashës si kryetar të Partisë Demokratike.
Në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, Bardhi, tha se dorëheqja është bërë para organeve të larta të partisë dhe s eka një akt të shkruar të kryesisë që pranon dorëheqjen.
Zoti Basha ka dhënë dorëheqjen përpara kryesisë së PD, si një person publik që jep dorëheqjen para institucioneve të partisë. Nuk është hera e parë që një person jep dorëheqjen. Edhe zoti Berisha ka dhënë dorëheqjen në vitin 2013 dhe e ka bërë me deklaratë publike. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Basha në vitin 2022. Kryesia e partisë dhe institucionet e partisë kanë përgjegjësinë që pasi dorëhiqet kryetari i partisë të hapin procesin zgjedhor. Përse figuron ende zoti Basha?
Nuk ka procedurë ligjore që një dorëheqje dërgohet për regjistrim në gjykatë. Në gjykatë kërkohen ndryshime me aktin e zgjedhjes së kryetarit të ri. Që një parti të konsiderohet e ligjshme, është kryetari i partisë.
Nuk mund të jetë partia pa kryetar. Gjykata regjistron kryetarin e ri, duke fshirë kryetarin e vjetër. Edhe sikur kryesia e partisë ti drejtohej Gjykatës së Tiranës, nuk do të kishte gjyqtar që të mund ta regjistronte për një arsye teknike.
Institucionet e partisë, kryesia, Këshilli kombëtar i PD, Kuvendi kombëtar, kanë përgjegjësinë që pasi të dorëhiqet kryetari i partisë e të hapet procedura për kryetarin e ri.
Nuk ka procedurë ligjore që në dorëheqje të dërgohet në KQZ. Nuk dërgohet në gjykatë, se aty dërgohet zgjedhja e kryetarit të ri, për të bërë ndryshimet respektivë në regjistrin e partive politike. Basha ka dhënë dorëheqjen përpara kryesisë, ka një akt të shkruar të kryesisë që pranon dorëheqjen nuk është procedurë ligjore që kryetari i partitë të paraqes diku me shkrim. Basha ka lëshuar 3-4 autorizime për të gjitha komponentët e ushtrimit të punës së kryesisë.