Dita Ndërkombëtare e Gruas (8 Mars) është një ditë globale që feston arritjet sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të grave.
Por në këtë ditë kryeministri Edi Rama nuk ka folur për asnjë arritje të qeverisë për gratë, duke lajmëruar vetëm se nënave të papuna me mbi 3 fëmijë shteti do t’iu paguajë sigurimet shoqërore. Dhe kjo sipas Ramës, sepse shumica e intervistuesve dhanë pëlqimin e tyre gjatë anketimit të Këshillimit Kombëtar.
“Gëzuar “8 Marsin” me risinë që këtë vit e në vijim nënave të papuna me tre e më shumë fëmijë, sigurimet shoqërore e shëndetësore u paguhen nga shteti pas Këshillimit Kombëtar, ku shumica dhanë pëlqimin e tyre për këtë risi”, shkruan kryeministri.