Për 8 mars, Sali Berisha sulmon Yuri Kim, ambasadoren e SHBA në Shqipëri

Për 8 mars Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar takimet e mbajtura nga ambasadorja e SHBa-së, Yuri Kim, me drejtuesit e partive më të mëdha politike në vendin tonë.

Gjatë fjalës së tij Berisha akuzoi Yuri Kim se është palë me ish-agjentin e FBI-së, Mc Gonigal. Ai iu drejtua ambasadores duke i thënë që nuk ka asnjë të drejtë për të folur për zgjedhjet e këtij vendi dhe mos mendojë se mund të mashtrojë shqiptarët.

“McGonigal është Yuri Kim me fustan. Nuk ke asnjë moral të drejtë të flasësh për zgjehdje në këtë vend se ti je e para që ju rodhë Edi Ramës me urdhër të McGonigal zgjedhjet më të vjedhura në historinë e vendit. Mos mendo ti që mund ti shesish për moral shqiptarëve amoralitetin”, tha Berisha.

Latest articles

Related articles