Nga Zef Ndreka
Përse duhen mundur Basha, Alibeaj, Bardhi,Tabaku, përse?!
– për ndarje me cdo kusht të PD-së ?
– për polarizim të demokratëve?
– për inate përsonale?
– për shpifje e trillime nga mëndja e sëmurë e Saliut?
– për të dobësuar PD-në ?
– për të kaluar lehtësisht pushtetit majtas?
– për të dobësuar opozitën?
– për të trafikuar votat majtas?
– apo pse nuk ka nesër siguresë përsonale e familjare tek këta?!
– apo ndoshta duhet të kenë fatin e Berishës mqs kanë bashkëpunuar dikur?!
Këto janë pyetje të thjeshta që më vijnë në mendje prej një viti e gjysmë. Dhe përgjigjen e saktë ta jep veprimtaria politike e Berishës nga koha sapo u shpall non grata nga SHBA-të e më vonë nga Britania e Madhe. Përgjigjën e pyetjes e plotësojnë satelitët e Berishës në Foltore, një kor apo një sekt që mësojnë dhe artikulojnë përmendësh shpikjen dhe gënjeshtrat e Berishës.
Ky kor papagajsh është rihedhur në sulm më të egër mbas vëndimit të Gjykatës se Apelit të dt.3-Mars.
Situata politike pas kësaj date u volvua aq shumë sa me të drejtë shumë demokratë po shokohen.
Çfar po ndodh realisht brënda gjirit të demokratëve?!
Të gjithë e dimë se PD-ja duhet të përfaqësojë një fluks të madh qytetarësh opozitarë të pushtetit.
Po a e përfaqëson në të vërtetë?!
Jo! Sepse Berisha, ka mbi një vit e gjysmë që vijon të përçajë PD-në dhe ja ka arritur. Akuzoi Bashën si të shitur tek Rama. Krijoi shumë alibi që nuk i beson as vetë për të gënjyer demokratët, për ti mashtruar. Krijoji Foltorën apo kalanë e tij mbrojtëse nga drejtësia dhe u zgjodh kryetar i saj.
Pastaj deklaroi:
“Për 3-muaj do të rrëzoj Ramën”!
Bëri katër protesta për të elektrizuar elektoratin bashkë me Ilit Metën.
Dy parti këto që nuk gjetën mbështetje. Nuk mblodhën në rastin më të mirë më shumë se 10 000 vetë. Për më keq, në protestën e fundit të dt 3-Mars, nuk kishte më shumë se 3000 vetë. Kjo tregon se populli opozitar nuk të mbështetet më për hallet tuaja personale. Kjo tregon se oligarkët politik Berisha dhe Metaj po humbasin dhe po asimilohen.
Pra, Berisha nuk është përfaqësues i fluksit qytetar opozitar. Ballafaqimet e tij me protestat e kanë treguar se demokratët e kanë braktisur Sali Berishën. Populli opozitar nuk i mblidhet më. Megjithëse me kioskën e tij shëtitëse, që i ka mbetur, ai lufton dhunshëm të futet në mendjen e një pjese të demokratëve si dominant i politikës.
Sekti Berisha kaq mundi të arrij në tregun politik në Shqipëri. Ky sekt, apo kioska Berisha lëvizin kudo, nga foltorja në foltore me takime të njëjta.
Në këto kushte, situata politike në Shqipëri sot kërkon një oponencë të popullit opozitar, kundër qeverisë. Qeveria është bërë shumë propotente me popullin. Qytetari e ndjen këtë dhe është pikërisht momenti për ta mbështetur, jo për luftë përsonale e revolucione imagjinare, por për një jetë më të mirë.
Duke qënë situata e njëjtë me atë të viteve ’90-të, qytetari kërkon ndryshimin. Ajo frymë është edhe sot. Por ketë betejë për ndryshim nuk mund ta bëjë Berisha, nuk mund ta përfaqësojë ai. E ka provuar dhe e ka bërë keq. Shqiptarët humben plot 32-vite nga drejtimi i oligarkëve politik.
Per të mbështetur pra frymën e ndryshimit që ekziston në popull, duhet përfaqësim.
Këtë përfaqësimi e plotëson fryma e sotme në PD.
Kjo frymë ka lindur brënda PD-së së Berishës, dhe është rritur me kurajo brënda PD-së, kundër grupimit të egër të Berishës duke mbijetuar për mbi një vit e gjysëm.
Basha dhe Alibeaj, Bardhi dhe Tabaku kanë moralin e përfaqësimit të demokratëve. Kërkohet të mos rrojnë më në hije e të qëndrojnë në agoni.