Lita: SHBA njeh lidershipin e Alibeajt në PD. Janë penduar që kanë mbështetur Berishën në 92, 2005

Gazetari Lavdrim Lita tha në emisionin Now në Euronews Albania se PD ka një arkivë të pasur të filtrimit të kandidatëve, përfshirë ata të primareve.

Deklarata e ambasadës amerikane sipas tij, lidhet me faktin se ata nuk e njohin grupimin e Rithemelimit dhe për rrjedhojë, nëse Apeli do konfirmonte Berishën si kryetar do shkëpusnin marrëdhëniet.

“Edhe në deklaratën e ambasadës së SHBA thuhet takim me liderët e partive, drejtuesit. SHBA njeh lidershipin e Alibeajt, të PD zyrtare. Fakti që takimi është bërë në kryesinë e kuvendit është sinjal që PD ka një problem, se nuk ka një seli. Janë të qartë në raport me PD dhe Sali Berishën, mund të jenë penduar që e kanë mbështetur Berishën dhe se nuk duan të bashkëpunojnë me Berishën dhe ndjekësit e tij”, tha Lita.

Latest articles

Related articles