Prof. Kalemaj: Kandidatët e primareve të jenë me logon e PD. ‘Kimia’ Berisha-Meta nuk reflektohet në bazë

Politologu Ilir Kalemaj në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me mbledhjen e djeshme ku Enkelejd Alibeaj kërkoj daljen në zgjedhje me një kandidat të vetëm.

Ai tha se kandidatët e primareve duhet të pranohen nga sigla, ndërsa theksoi se nuk është aspak mirë që sigla e Partisë Demokratike të katandisej dhe përfundonte pa mbështetje. Sipas tij, situata është paradioksale pasi kemi një elektorat pa sigël.

Natyrisht që në një situatë të tillë, po të kthehemi pak pas në kohë do të kujtojmë se fakti që Basha doli jashtë partisë duke lënë aty Alibeaj dhe lënia hapur e mundësisë së rikthimit, por nga ana tjetër problemi është se në momentin që janë aktualisht kush është zgjidhja. Ka mungesë të sinqeritetit, kjo që është propozuar kjo nënkupton që ata do mbajnë vulën, është njohje reciproke, apo do bëjnë të gjithë palët një hap pas dhe do dali një lidership i ri. Ky propozim është një zgjidhje racionale sepse politika është për kompromisin dhe kur ajo ka ulur në tavolinë dikur Ramën dhe Berishën, Nanon dhe Berishën pse të mos uli Alibeajn dhe Berishën. Mendoj se përsëri është e mundur të shkohet përmes kësaj formule, tani që kemi një realitet konkret do ishte një zgjidhje logjike që këta kandidatë të pranohen nga sigla e partisë demokratike e cila është  e rëndësishme, sepse do ishte tragjedi nëse sigla e PD përfundon pa mbështetje. Situata ëhstë paradoksale, kemi një elektorat pa sigël dhe një grup parlamentar.

Në vijim, Kalemaj bëri me dije se Berisha ndoshta aktualisht është në momentet e tij më të vështira sa i përket non gratës dhe se këtu nuk bëhet fjalë vetëm për faktorin ndërkombëtar por dhe faktorin e brendshëm. Sa i i përket aleancës me Partinë e Lirisë, ai tha se Meta dhe Berisha ndajnë pothuajse të njëjta qëndrime, por kjo kimi mes tyre nuk reflektohet tek baza.

Berisha ndoshta është në momentet e tij më të vështira sepse kodra po bëhet mal dhe se i duhet të kapërcejë non gratës dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për faktorin ndërkombëtar por dhe për faktorin e brendshëm sepse ai duhet të rindërtojë marrëdhënien me Metën. Natyrisht ata ndajnë të njëjtin qëndrim, por problemi themelor që ata kanë mes forcave që përfaqësojnë reflekton në bazë, pra ajo kimi e tyre jo domosdoshmërisht reflektohet në bazë. Nuk e di sa do funksiono0jë në bazë kjo gjë sa i përket zgjedhjeve lokale.

Latest articles

Related articles