Vula e “floririt” !


Nga Nebil Çika

Asnjë suprizë !
Siç pritej Berisha do ti regjistrojë kandidatët e tij për kryetar bashkie në siglën e PL të Ilir Metës, proces që, “de facto, ka filluar.

Projekti ka filluar kohë më parë nr zgjedhjet e pjeshme lokale të 6 qershorit për tu konsoliduar me ndryshimin e emrit të LSI në “Partia e Lirisë” pas rikthimit “ligjor” të Ilir Metaj në krye të sajë.
Pjesë e këtij projekti politik kanë qenë dy, Meta e Berisha, parvarësisht përpjekjeve të këtij të fundit për të krijuar idenë se po përpiqet të “pushtojë” PD-në , pamundësinë për të cilën e ka ditur që ditën kur u shpall non gtata nga SHBA .

Projekti Berisha – Metaj është i qartë sigurisht për ata që duan e munden të shikojnë e të dëgjojnë.

Berisha, në fazën e parë përpjekur të përçajë PD , të armqësojë demokratët dhe të djathtët me njëri tjetrin, deri në atë pikë që ata të mos kenë më mundësi të bëhen bashkë edhe kur të qartësohen gjërat e dhe më naivë ta kuptojnë hilen e tyre të radhës.

Çfarë po ndodh konkretisht. Shumë njerëz u befasuan nga vendimi i Metës për të mos pasur kandidatë për kryetar bashke në këto zgjedhje edhe pse normalisht në një koalicion siç kanë pretenduar ai dhe Berisha do të ishte normale qe PL të kishte edhe kandidatë për kryetarë bashkie.
Kjo shpjegohet me marrëveshjen e tyre për të qenë një parti pas zgjedhjeve lokale të 14 majit .
Meta dhe Berisha e dinë se në kushtet aktuale, të dy bashkë, e kanë të pa mundur të fitojnë ndonjë bashki, përveç ndonjë bastioni ku e djththta fiton edhe pa pasur fare parti .
Në këto kushte ata panë votën për këshillat bashkiakë si zgjidhje. Që do të thotë se ata do të synojnë të marrin sa më shumë këshilltarë lokalë aq sa të kenë mundësinë të bllokojnë vendimmarrjen në këshilla gjë që do tiu jepte mundësinë të bënin kompromise me drejtuesit socialistë të bashkive për interesa të tyre . Meta ja di kimetin këtyre kompromiseve pasi e gjithë mbijetesa e tij politike, që kur bëri LSI, është mbrojtur tërësisht mbi to.
Ai ka mundur të jetë në pushtet në shumicën e kohës, here me Ramën herë me Berishën duke përdorur pikërisht këtë “pakicë bllokuese”, si në pushtetin lokal edhe në atë qëndror.
P.sh në vitin 2009 Metaj ndau pushtetin me Berishën edhe pse kishte vetëm 4 deputetë dhe Bershës i duheshin vetëm 2 për për të bërë shumicën .
Kjo solli një padrejtësi të madhe të demokratët e thjeshtë pasi vota të cilën ata ja dhanë PD u mor nga Berisha dhe ju duruar apo ju shit për intresa personale, pushteti Metës. Kjo solli, jo vetëm ndarjen e pa drejtë të pushtetit me Metës dhe koston për mijra demokratë të pushuar nga puna për tiu hapur vendet njerëzve të Metës, por edhe bërjen të “moralshme” të votës së demokratëve për një parti të majtë si LSI .
“Tymin” këtij pazari të Berishës me Metën, demokratët dhe Shqipëria ja pa tamam në zgjedhjet e 2013, ku LSI siguroi nga pushteti me Berishën tre herë më shumë vota të cilat i bashkoi më PS duke i shkaktuar Berishës dhe PD një humbje historike 1 milionë vota.

Në fakt humbën demokratët se Berisha garantoi me aleatin e tij në qeverinë Rama, garancinë e mos prekjes së tij dhe familjes së tij gjë që sot është e vërtetuar plotësisht .
Pra në se ka gjë më të keqe, më të dhimbshme që demokratët kanë pësuar më këto 32 vjet është pa asnjë dyshim pazari i Berishës me Metaj .

Sot ky pazar po iu afrohet sërish , më hapur , demokratëve si alternativë nga Berisha që edhe si atherë ka sërish hallin e tij.
Çfarë pritet të ndodhë ?
Ndërkohë që atyre demokratëve dhe qytetarëve që ende e besojnë u ofrohen kandidatët humbës për kryetar të bashkive Meta ka garantuar, me marrëveshje, pjesët e mundshme fituese të këshillave bashkiakë. Të regjistruar në siglën e PL çdo votë demokrate e dhënë për Berishën dhe foltoren e tij do të regjistrohet për Ilir Metën që jo vetëm do sigurojë vendet në këshilla me votën e demokratëve por do të garantojë pozicionin si parti politike elektorale, pasi në llogaritë e fundit të gjitha votat do ti numërohen atij, në kushtet që Berisha nuk ekziston askund politikisht ligjërisht dhe zyrtarisht .
Këtë Berisha e di më mirë se kushdo por ai është bashkautor i këtij projekti me Metaj dhe misioni i tij është të grabitë sa më shumë vota demokrate e të djathta për ti çuar në “thesin” politik e elektoral të Ilir Metaj .
Pastaj këto i administron e i përdor si të dojë Meta që me të gjitha gjasat do të jenë mundësia e tij e pazarit me PS dhe Ramën në nivel lokal e qendror. Dhe kjo është e provuar edhe më
parë . Se besoj se ka demokrat me dy gram tru që mund të besojë që Meta nuk do të merret vesh me Ramën, se i vjen më për mbarë merret vesh me të se me ta, se nga e njëjta “hale” politike e ideologjike vijnë .
E ka bërë edhe më parë duke përdorur, pikërisht, votat e tyre të falura nga Berisha.
Prandaj e gjithë zhurma e sherri që Berisha bën për vulën , sulmet ndaj demokratëve që nuk i vijnë pas avazit, nuk ka lidhje me PD dhe fitoren apo bashkimin e sajë, se e di që këto nuk bëhen dot nën drejtimin e tij .
Ai po vazhdon misionin e tij të përçarjes, pa kthim, midis demokratëve dhe të djathtëve që në finale të marrë pjesën e tij , sa më të madhe të mundur, e ta çojë tek partia e përbashkët me Ilir Metaj .
Se ai ka qëllim pushtetin personal, interesat e tij që sot përveç Ilir Metës nuk i premton dot askush tia mbrojë . Nuk është se edhe Meta ka mundësi ta sigurojë atë në kushtet kur është non grata nga SHBA e BM dhe izolimin nga BE, por nga që ndjehet edhe vet i kërcënuar nga ky fenomen i premton e bashkohet me të edhe si pjesë e të njëjtit hall.
E sigurt është që askush prejtë të dyve nuk kanë hallin e shqiptarëve veçanërisht të demokratëve .
Berisha, me përpjekjen e fundit të tij të dëshpëruar po përdor këtë ëndrrën fshirë të “Vulës së Zhukrit” , pas vendimit të Gjykatës së Apelit, për të mashtruar deri në fund demokratët dhe shqiptarët.
Në fakt ai e ka vulën që i duhet, “vulën e floririt”, të Ilir Metës, jo vetëm prej floririt të thesarit të Shtetit për të cilin e akuzonte se e kishte vjedhur, 22 vjet më parë .

Pa vulë e pa busull, janë ata demokrat që ende i shkojnë pas dhe do të jenë, sërish , viktimat e pazarit të tij të fundit, në shpinë tyre e familjeve të tyre, me Ilir Metën.

n.ç

Latest articles

Related articles