Ministria greke e Mbrojtjes njoftoi se të martën nga ora 10.00 deri në orën 18.00, do të jetë jashtë funksionit sistemi i kontrollit online të pasaportave dhe kartave ID.
Për pasojë do të ketë vështirësi deri në ndalim të plotë të hyrjes dhe daljes nga dhe drejt Greqisë prej të gjitha vendeve kufitare me të, siç është Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo Turqia.
Probleme pritet të hasen edhe me lëvizjet nga vendet e Bashkimit Europian siç është Bullgaria por edhe në aeroportet e vendit, por në këto raste nuk do të pengohet qarkullimi ndërkufitar.