Kryeministri i parë shqiptar në M.V/ Ismani: Historike, post i denjë për Isen Shabanin

Kryetari i LSDM, Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në gusht të vitit 2020 arritën marrëveshjen për formimin e koalicionit qeveritar. Marrëveshja ku krahas mandatit katërvjeçar të Zoran Zaev si kryeministër përfshin dakordësinë që në 100 ditët e fundit, qeveria do të udhëhiqet nga kryeministër shqiptar i propozuar nga BDI.

Sipas analistit nga Maqedonia e Veriut, Alajdin Ismani, ky post është plotësisht i denjë për Isen Shabanin, Sekretari Organizativ i Aleancës për Shqiptarët.

“Përkrahja unanime e partive shqiptare për të përkrahur kryeministrin e parë shqiptar në MV, do të ishte një arritje historike dhe ky shans nuk duhet humbur! Ka ardhur koha e artë për shqiptarët! Ka ardhur koha për ti treguar mbarë botës, se pjestari i popullit shqiptar në M.V jo vetëm është zot shtëpie por është edhe i aftë dhe i zoti, të udhëheq shtetin, ta përfaqësoj shtetin brenda dhe jashtë vendit, me nivel të lartë dhe profesionalizëm, me aftësi e dinjitet!
Për momentin këtë s’do ta bënte askush më mirë se sa Sekretari Organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Isen Shabani! Duke e ditur që ky është njeriu i cili nga rrëmuja sjell thjeshtësi, nga mosmarrëveshja sjell harmoni, nga vështirësia sjell mundësi dhe nga jo transparenca sjell transprencë.

Them qe interesat e shtetit do t’i çojë në drejtimin e duhur! Këtë gjë e ka dëshmuar dhe me udhëheqjen e Komunës së Vrapçishtit, i cili e transferoi në një komunë urbane!
Duke pasur parasysh që tani ne kemi nje bashkëqverisje të partive më të mëdha shqiptare mes ASH-s dhe BDI-s modeli më i mirë i një kryeministri të parë shqiptar do të ishte Isen Shabani, i cili posedon kapacitetin intelektual, politikë për ta kryer këtë detyrë me shumë ndershmeri i cili me metodat e djeshme premton një të sotme më të mirë dhe patjetër që është e natyrshme që ekziston e nesërmja e sigurt!

Duke parë z. Shabani si kryeministrin e parë shqiptar ai do të udhëheqë një gjeneratë të re të politikës, duke përfaqësuar një shoqëri të barabartë dhe duke udhëhequr Maqedoninë e Veriut drejt një të ardhmeje të begatë, si vend anëtar i NATO-s dhe i Bashkimit Evropian. Një kryeministër, i cili unifikon dhe që do të nisë një epokë të re, jo vetëm në historinë shqiptare, por edhe në historinë e Maqedonisë së Veriut, madje edhe në historinë e Evropës” thotë Ismani duke shtuar se është koha që t’u jepet hapsira njerëzve me vlera dhe të përkrahen që t’i përciellin ato në të mirën jo vetëm për komunitetin shqiptar por mbarë Maqedoninë e Veriut.
Analisti nga Maqerdonia e Veriut Alajdin Ismani shpreh bindjen që partitë politike do ta mbajnë premtimin për përkrahjen e një kryeministri shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

“Jam i bindur, sepse kanë dhënë premtim publik te gjitha partitë politike shqiptare, që do të përkrahin arritjen historike që në Kuvendin e Maqedonisë të votohet një shqiptar për herë të parë për ta udhëhequr Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe uroj që ky të jetë z.Isen Shabani” nëvizon Ismani duke shtuar se përkrahja nga figura të njohura poilitike nga Shqipëria nuk mungon.

“ Në komunikim me figura të njohura politike në Shqipëri, padyshim dhe fuqishëm perkrahin z,Shabani, për kryeministrin e parë Shqiptar, për te cilin kanë besim që do të bëj kthesën e madhe historike në të mirë të shqiptarve dhe Maqedonisë se Veriut”.

Kjo marrëveshje politike për qeverinë në Maqedoninë e Veriut, që mundëson një kryeminisër shqiptar në 100 ditët e fundit të mandatit, është përgëzuar më herët edhe nga kryeministri Edi Rama i cili e ka vlerësuar si një ditë të shënuar për shqiptarët që marrin një peshë të re në jetën politike të Maqedonisë së Veriut.

Latest articles

Related articles