Berisha ka frikë ligjin penal. Shkresa Bylykbashi për KQZ një shaka juridike


NGA AV. BESART LOGU

Djalli fshihet në detaje!

Rithemelimi njoftoi dje se ka bërë kërkesë në KQZ për të regjistruar PD në zgjedhjet e 14 majit. Kjo u shoqërua dhe me publikimin e kërkesës drejtuar institucionit. Ndërsa sot, PD zyrtare iu drejtua KQZ me të njëjtin objekt, regjistrimin e partisë si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 14 majit. Nëse do të bëjmë krahasimin mes dy shkresave, dallohen dy elementë të cilët ndryshojnë dukshëm; emri dhe simboli. Në shkresën e publikuar nga z.Bylykbashi njoftohemi se është kërkuar të regjistrohet PARTIA DEMOKRATIKE dhe jo PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË, shoqëruar kjo me logon e ndryshuar, dmth atë me zgjatim.

Dikush mund të pretendojë se janë ndryshuar në kuvendin e 11 dhjetorit. E vërteta është se me statutin e ri është ndryshuar vetëm simboli dhe jo emri. E për nga rëndësia si elementë identifikues, emri është primar në raport me simbolin. Jo rastësisht rregullohet që në nenin 1 të aktit themelor, statutit të partisë. Më poshtë është statuti i Rithemelimit ku provon se emri nuk ka ndryshuar dhe mbetet i njëjtë sibai i para 11 dhjetorit.

Fundja, në planin penal kërkesa për tu regjistruar në KQZ duket korrekte. Nuk është konsumuar vepra penale e “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve” parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal që ka një marzh dënimi gjashtë muaj deri në pesë vjet, kur është kryer në bashkëpunim si në rastin konkret. Ndërsa në planin administrativ, kjo shkresë nuk prodhon asnjë pasojë. Komisionerit i është kërkuar të regjistrojë një parti që nuk ekziston në regjistrin e partive politike, pra PARTINË DEMOKRATIKE dhe jo PARTINË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË.

Nga ana juridike shkresa e publikuar mbrëmë është nul dhe vlenë vetëm për të thelluar më tej përçarjen e partisë nëpërmjet propagandës “Rama ka kapur çdo institucion dhe është në shërbim të pengjeve të tij”. Kjo është e pafalshme për Rithemelimin dhe se historia do ta kujtojë.

Latest articles

Related articles