Qytetarët dhe policia e Pogradecit i shpëtuan jetën një gruaje, e cila u hodh në liqen dhe ishte duke u mbytur.
Sipas uniformave blu S.K 40-vjeçe është shpëtuar nga banorët dhe policia, pasi është hedhur nga ura në liqenin e Pogradecit.
40-vjeçarja pasi është nxjerrë nga uji është transportuar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.