Tregoju që vendimi i Gjykatës së Apelit TË FUNDOSI juridikisht e politikisht.
Nuk ke mundësi ta ankimosh askund sepse pa vendimin e Zhukrit, ti je thjesht person privat, pa asnjë rol juridik. Roja i gjykatës do të ti përplasë letrat në fytyrë dhe do të ta mbyllë derën.
Vendimi i Apelit ka PRISHUR vendimin e Zhukrit, ti nuk mundesh ligjërisht të regjistrohesh në zgjedhje si PD, sepse ligjërisht quhesh person privat, ske asnjë pozitë dhe legjitimitet juridik.
Mos i gënje kandidatët e primareve duke iu thënë do regjistrohemi sepse nuk do regjistroheni dot askund. Mos i mbyt militantët me gënjeshtra.
Tregoju njerëzve se kurrë, asnjëherë, përjetësisht, nuk do të mundesh të regjistrohesh dhe të paraqitesh si PD. Ti mund të deklarosh gjithë ditën e gjithë natën se je PD, por në KQZ, në shtet, brenda shtetit, jashtë shtetit, nuk të njeh askush si PD.
Game Over, mbaroi. Kaq ishte revolucioni. Revolucion me vendim gjykate në historinë e njerëzimit, vetëm ti ke shpallur.
Prej sot mund të regjistrohesh me LSI, me Nard Ndokën e me ndonjë parti tjetër. Por jo me PD. Kurrë, asnjëherë.
Kudo që të tentosh ta ankimosh vendimin e Apelit, nuk të njeh askush si legjitim për ta ankimuar, sepse nuk do jetë gjyqtar-ushtari yt personal Zhukri.
Prandaj mos i gënje njerëzit, mos i mbaj më pengje të gënjeshtrës. Iu premtove mrekulli në shtator 2021, nuk arrite asgjë, asgjë prej gjëje. Vetëm i sorollat njerëzit kot.
Ik, largohu, qetësohu, çlirohu nga urrejtja.