Kylian Mbappe ka bërë historinë me Paris Saint-Germainin, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te ky klub.
Sulmuesi francez shënoi sonte në fitoren 4:2 të parisienëve ndaj Nantes, shkruan Gazeta Express.
Me këtë të gol të shënuar, Mbappe arriti në shifrën e 201 golave me fanellën e PSG-së, duke u bërë kështu futbollisti me më së shumti gola te klubi nga kryeqyteti i Francës.
24-vjeçari theu rekordin e Edinson Cavanit, i cili kishte shënuar 200 gola gjatë kohës së tij në “Parc des Princes”.
Këtë sezon, reprezentuesi francez numëron 18 gola në Ligue 1, pesë në Kupën e Francës dhe shtatë në Ligën e Kampionëve.
⏱️ 90'@KMbappe devient le MEILLEUR BUTEUR DU PARIS SAINT-GERMAIN !!!! ⚽️✨#𝐊EEP𝐌AKINGHIS𝟕ORY#Ligue1 I #PSGFCN 4⃣-2⃣ pic.twitter.com/i5Td6Rh9DM
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) March 4, 2023