Nga Indrit Vokshi
Përkujtojmë sot ketë të dielë ditët kur drejtësia ishte e pakapur nga Amerika. Kur Meta dilte në video, video shpallej e pavlerë e Meta i pafajshëm. Kur Mediu rifitonte imunitet dhe prokuroria nuk kërkonte heqjen e imunitetin për ta hetuar por, mbyllej çështja. Kur urdhër-arrestet e prokurorisë nuk zbatoheshin dhe askush nuk dënohej për moszbatim.
Erdhën amerikanët e poshtër na e shkatërruan atë drejtësi dinjitoze, na çuan në burg Saimir Tahirin, Lefter Kokën, deputetin Alqi Bllako dhe do çojnë edhe shumë të tjerë. Poshtë imperializmi amerikan, shtypës i popujve të vuajtur dhe dhunues i dinjitetit të prokurorëve dhe gjyqtarëve të pavarur. Rroftë sovranizmi i llojit “Kemi Bajram e Pashkë, por pushtetin e kemi bashkë”.