Aksident i trefishtë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, 1 person i plagosur

Tre automjete janë përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Librazhd.

Për pasojë njëri prej drejtuesve ka mbetur i plagosur.

Burime jo zyrtare bënë me dije se aksidenti ndodhi rreth orës 06:40 në Labinot Fushë dhe njëri prej tre automjeteve që u përfshi në këtë aksident përfundoi jashtë rruge.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë tentativa për parakalim të gabuar dhe policia ka dokumentuar të gjitha provat në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen mes tre automjeteve.

Latest articles

Related articles