‘Ta çaj kafkën’, Eva Alikaj i kërkon falje shqiptarëve për gjuhën e përdorur në Big Brother

Aktorja e njohur shqiptare, Eva Alikaj, e cila së fundmi ishte pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP, u skualifikua nga gara para dy ditësh, për shkak të thyerjes së rregullave kryesore të këtij programi.

Eva pati një debat të fortë me Krist Aliajn dhe Luiz Ejllin, teksa këtë të fundit e kërcënoi në nerva e sipër. ‘Ta çaj kafkën’, i tha Eva Luizit, një kërcënim që nuk u përtyp nga Vëllai i Madh, që mori vendimin ta përjashtonte nga gara.

Ditën e sotme, aktorja ishte e ftuar në programin e mesditës në Top Channel, Shqipëria Live, ku foli edhe lidhur me këtë gjuhë të përdorur ndaj Luizit gjatë debatit dhe vendimin e Vëllait të Madh. Aktorja kërkoi falje për gjuhën e përdorur.

“Ju kërkoj falje shqiptarëve që përdora ato fjalë aty, pasi e shohin të gjithë, edhe të rinj”, tha aktorja në emisionin ‘Shqipëria Live’.

Latest articles

Related articles