Një ditë pas marrjes së vendimit nga gjykata për vulën e PD ka reaguar Deputeti demokrat, Dashnor Sula. Përmes një statusi në Facebook Sula nënvizon se e vetmja zgjidhje në këtë situatë është bashkimi i PD. Sipas Sulës këtë nuk e bën asnjë forcë hyjnore, asnjë vendim gjykate por e bëjmë vetë demokratët duke vendosur interesin e shqiptarëve para ndonjë interesi të ngushtë
Statusi i Dashnor Sulajt:
“Vendimi aq shumë i stërzgjatur i Gjykatës së Apelit nuk është triumf për askënd nga ne demokratët. Nëse ne që jemi mandatuar për të përfaqësuar demokratët e thjeshtë nuk do dimë ta kthejmë këtë situatë në favorin tonë, atëherë vendimi i mbrëmshëm do favorizojë vetëm atë që është në pushtet tani.
Nuk ka asnjë arsye për revansh. E vetmja zgjidhje është BASHKIMI. Këtë nuk e bën asnjë forcë hyjnore, asnjë vendim gjykate por e bëjmë vetë ne duke vendosur interesin e demokratëve, e shqiptarëve para ndonjë interesi të ngushtë.
Kandidatët demokratë për zgjedhjet e 14 majit duhet të regjistrohen në KQZ, vetëm me logon e PD. Kandidatët e dalë nga “Primaret” me ndonjë korigjim për më mirë ku të jetë e mundur, duhet të futen në zgjedhje me logon e PD dhe si demokratë.
Këtë mllef ndaj qeverisë që përpos 1001 të zezave që i ka bërë ekonomikisht vendit, investohet vazhdimisht me çdo mënyrë të ligjshme e të jashligjshme të dëmtojë opozitën, duhet ta kthejmë në një energji të përqëndruar për tu përballur me mazhorancën aktuale. Këtë duhet ta bëjmë tani. Në zgjedhjet lokale duhet shkojmë të bashkuar.
Të bashkuar ne fitojmë shumicën e bashkive të vendit. Pasi të mundim mazhorancën, brenda 2-3 muajve futemi në zgjedhje dhe strukturim të brendshëm. Zgjedhim funksionarët nga më të thjeshtin, kryetar seksionesh, kryetar grupseksionesh, kryetar degësh deri te kryetarin e PDSH-së duke bërë një proces gjithëfshirës dhe duke i krijuar liri gjithësecilit që të ketë mundësi të kandidojë.
Bashkimi i të gjitha rrymave brenda nesh, në një lum të madh energjie kundra qeverisë aktuale është emergjencë kombëtare.
Sigurisht më pas zgjedhjet e brendshme nga “këmba te koka” janë domosdoshmëri jetike. Ta caktojnë të gjithë demomratët pa asnjë përjashtim se cilët do jenë përfaqësuesit në të gjitha strukturat e PD.”- shkruan Sulaj.