Statistika para derbit| Partizani dominon dekadën, Tirana kryeson këtë kampionat

Partizani dhe Tirana janë dy skuadrat që do të përballen ditën e hënë në derbin e 169- të të kryeqytetit. Dy skuadrat në aventurën e tyre këtë sezon janë respektivisht në vendin e parë dhe të dytë të renditjes. Dy skuadrat, për sa u përket statistikave, janë atyaty, me Tiranën që është pak më para. Të gjithë komponentët e dy skuadrave janë të analizuar nga fillimi në fund.

FITORET – Tirana dhe Partizani kanë respektivisht 12 dhe 11 fitore nga 23 ndeshje të luajtura. Tirana ka 52.17 për qind fitore, ndërsa Partizani 47.83 për qind triumfe. Në këtë komponent bardheblutë janë më përpara.

BARAZIMET – Ndeshjet pa fitues ose barazimet janë të njëjta. Plot 4 barazime. Kthyer në përqindje janë 17.39. Të dyja skuadrat janë identike.

HUMBJET – Te disfatat Partizani ka më shumë, plot tetë humbje, ndërsa Tirana ka shtatë. Të kuqtë kanë 34.78% të takimeve humbje, ndërsa Partizani 30.43% të ndeshjeve disfata.

GOLAT – Për sa u përket golave të shënuar për ndeshje, Partizani ka 28 ose 1.22 gola për Të kuqtë kanë mbyllur 12 takime poshtë 2.5 golave. Tirana 15 ndeshje “under” 2.5 gola. Tirana ka mbyllur 10 takime pa pësuar gol, ndërsa Partizani ka mbyllur 6 ndeshje pa pësuar gol.

Latest articles

Related articles