Kohët e fundit këngëtari Luiz Ejlli nuk është parë në gjendje të mirë shëndetësore ndaj dhe thuhet se po trajtohet me medikamentet e duhura, madje se ka lënë shtëpinë dhe i është drejtuar spitalit.
Gjithashtu ditën e djeshme, TikTok-eri i njohur ka ngritur dyshimet se sipas informacioneve të tij, Luizi mund të lërë edhe rrugëtimin e tij në BBV.
Përsa i përket këtyre fjalëve që qarkullojnë, një reagim e ka bërë edhe ish konkurrentja e Për’puthen, Ritvana, e cila ka qenë shumë e përfshirë në situatat e ndodhura brenda BBV.
Me anë të një postimi në InstaStory, ajo ka shkruar se mbrëmjen e së shtunës Luizit mund t’i jepet një zgjedhje nëse do të vazhdojë apo të ndërpresë rrugëtimin e tij në reality show.
“Për të gjithë që me pyesin, Luizi mund të dalë të Shtunën. Për arsye shëndetësore,mendohet ti jepet një zgjedhje që të vendosë vet a dëshiron të dal”, thotë Ritvana.