Fiorentina feston, Milan thyhet në Firence, “fantazma” kuqezi në “Artemio Franchi”

Milan i vendit të katërt ka marrë humbjen e parë pas 3 fitoresh radhazi. Disfatë 2-1 në Firenze për kuqezinjtë, ndeshje e cila rezultoi aq e vështirë sa pritej.

Ekipi vjollcë insiston në pjesën e parë dhe tregohet shumë e rrezikshme nga krahët, sidomos me elementë të veçantë si Ikone apo Bonaventura.

Fiore do merrte epërsinë në minutën e 49-të, kontakt Tomori-Ikone në zonë dhe për arbitrin do kishte penallti. 11- metërshi u shndërrua në gol nga Gonzalez. Goditjen përfundimtare ekipit të Piolit do ia jepte serbi Jovic në të 85-tën, sakaq goli i Theos në limite vlen vetëm për statistikë.

Latest articles

Related articles