Emrat| Aksidenti fatal në Greqi, MEPJ: Janë identifikuar katër viktima me origjinë shqiptare

Ministria e Jashtme ka konfirmuar se janë identifikuar katër viktima me origjinë shqiptare, të shkaktuar nga përplasja fatale e dy trenave në Larisa, Greqi.

Bëhet me dije se në mesin e viktimave janë dhe katër shtetasit shqiptarë: Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Klaudia Lata dhe Joanis Xhollas, ndërsa pritet përgjigja e ADN-së për një tjetër shtetas shqiptar, i deklaruar i zhdukur nga familja.

“Pas komunikimit me autoritetet greke, MEPJ bën me dije se në radhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare: Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xhollas dhe Klaudia Lato.

Pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur” nga familja dhe policia greke.

Latest articles

Related articles