Kancelari gjerman, Olaf Scholz qëndroi vetëm disa orë në Uashington. Megjithatë kjo nuk e bëri më pak të rëndësishëm takimin e tij me presidentin Biden. Berlini po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.
Për një kohë të gjatë nuk kishte kaq shumë zhvillime në qiellin transatlantik. Në fillim ishte zëvendëskancelari, Robert Habeck në Uashington, pastaj ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock an, për të dënuar krah homolugut amerikan, Blinken në Këshillin e Sigurimit të OKB-së sulmin rus në Ukrainë. Pak më vonë kancelari Scholz erdhi vetë në Uashington (03.03), vizita e dytë kjo brenda 15 muajve. Qeveria gjermane nën Olaf Scholz po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm më strategjinë amerikane të aleancës në luftë kundër agresorit rus.
Fillim me probleme
Në një kohë që zgjedhja e Scholzit në fillim në Uashington u pa disi me sy kritik. Nga njëra anë sepse merrte fund me 16- vite Angela Merkel një periudhë e gjatë e besueshmërisë. Nga ana tjetër sepse SHBA, i shihte shumë vetë në Partia Socialdemokrate me dyshim, se do preferonin Rusinë kundrejt SHBA, edhe për shkak të lidhjeve të ngushta të ish-kancelarit Schröder me Vladimir Putinin.Me fillimin e luftës në Ukrainë, Gjermania u vu në fokus të vëmendjes dhe kritikës për shkak të lidhjeve të ngushta me Rusinë. Isha prezente në Shtëpinë e Bardhë në konferencën e parë të përbashkët për shtyp, dy javë para fillimit të luftës dhe nuk dua ta fsheh se sa torturuese ishte heshtja e Scholzit në lidhje me gazsjellësin Nord Stream 2. Shumë në SHBA nuk e kuptonin, pse kancelari gjerman nuk e zinte në gojë emrin e gazsjellësit, edhe pas kërcënimit të Biden, se në rast sulmi, do ta ndalte Nord Stream 2. Takimi u duk e kundërta e asaj që mund të quhet fillimi i një miqësie.
Lufta solli “kthesën epokale”
Ajo që ndodhi më pas është histori e re. Ka kaluar një vit pas luftës dhe me këtë erdhi edhe “kthesa epokale” e kancelarit gjerman. Qeveria amerikane nuk ndal së theksuari se sa e ngushtë, me mirëbesim dhe e rëndësishme është marrëdhënia e dy vendeve. Në SHBA është kuptuar se sa e gjatë është rruga që përshkoi kancelari gjerman dhe Gjermania. Para një viti nuk besohej në një ndihme kaq të madhe financiare dhe ushtarake të Gjermanisë.
Nuk pati konferencë shtypi pas vizitës së Scholzit, por në foton e përbashkët në Oval Office ndjehej respekti që të dy politikanët kanë për njëri-tjetrin. Sinjali drejt Rusisë: Ne jemi të bashkuar në krah të Ukrainës.Sundon mendimi se aleanca perëndimore nuk është e vetëkuptueshme. Jo vetëm Rusia, edhe Kina kanë i ngulur kthetrat tek kjo aleancë, si edhe jugu global në përpjekjen për të zënë vend në një rend të ri botëror, që e vë në dyshim gjithnjë e më shumë mbështetjen financiare dhe ushtarake të Ukrainës.
Dallime në politikën ndaj Kinës
Në këtë kontekst edhe politika ndaj Kinës e të dy vendeve duhet të ketë luajtur rol në bisedimet Biden-Scholz. Si edhe më parë ka dallime esenciale. Në një kohë që presidenti amerikan po ndjek një kurs gjithnjë e më të ashpër dhe ka në fokus sanksionet, kancelari gjerman pret dhe shpreson që Kina të mos dërgojë armë në Rusi. Kina është partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë. Ideja se do të prisheshin marrëdhëniet e tregtisë me Kinën nuk shkakton shqetësim vetëm tek prodhuesit gjermanë të automobilëve.
Olaf Scholz nuk është njeriu i gjesteve të mëdha dhe me zë të lartë. Ai nuk kërkoi lëvdata për suksesin që ia mori premtimin SHBA-së që të dërgojë edhe ajo tanket luftarake Abrams. Scholz kritikohet në Gjermani. Në SHBA ky qëndrim i thjeshtë hap dyer. Kancelari gjerman është i vetëdijshëm për varësinë e madhe ushtarake nga SHBA. Dhe se do të zgjasë vite, në mos dekada, derisa Europa të jetë në gjendje t’i dalë ballë vetëm një agresori si Putini. Tek Joe Biden ai takoi një president që e kupton dhe mirëpranon politikën e tij të hapave të mirëpeshuar.