3 zgjidhjet e vulëhumburit Berisha! – REDAKSIONALE

Siç edhe pritej, Sali Berisha nuk diti të sillej si politikan duke dëshmuar se një nga problemet më kritike të PD-së së Bashës ka qenë pasoja e një kulture jopolitike që Berisha ka injektuar atë parti. Ai sot nuk pranoi vendimin e gjykatës, nuk pranoi një fakt gjyqësor duke u kthyer në viktimë të mashtrimeve të tij. n

Ndryshe nga grupi i PD anti-nongrata që e njohu vendimin e gjykatës dhe e apeloi atë, Berisha nuk mund të njohë apelin ngaqë në fakt ai nxjerr zbuluar gjithë skemën për të kapur PD me manipulim.

Vulëhumburi Berisha nuk di tani si t’ia shpjegojë ndjekësve të tij se si do të veprojë në vijim pasi rruga e tij mbete vetëm në 3 drejtime që duhet të marrë;

vendimi i parë është ajo e djegies së garës dhe mos futjes në garë duke përsëritur atë që PD-ja bëri në 2019. Nëse kjo do të ndodhë atëherë kandidatët e primareve të Foltores si Këlliçi, Boçi apo Cara apo dhe Spahia në Shkodër do të hiqnin dorë nga kandidimi. Kjo, do të prishte dhe në një farë mënyre marrëdhënien e Berishës me Metën për të cilin këto palë zgjedhje janë të rëndësishme për të ringritur Partinë e Lirisë.

Një tjetër mundësi e vulëhumburit Berisha dhe lëvizjes së tij anti-amerikane është atashimi i kandidatëve të tij me Partinë e Lirisë duke vulosur përfundimisht njehsimin e frontit anti-perëndimor dhe anti-drejtësi në një forcë politike që mban emrin e Metës dhe elektoratin e Berishës. Kjo, padyshim do shihej me tmerr nga demokratë që sado që kanë sakrifikuar shumë për Sali Berishën nuk mund dhe nuk do të votojnë për Partinë e Lirisë dhe Ilir Metën. Një nga shkaqet që numri i demokratëve sa vjen dhe bie në protestat revolucionare të Sali Berishës lidhet me këmbënguljen e tij për të marrë përdore Ilir Metën në këto mitingje dhe njehsimi i tij me simbolin e PD.

Mundësia e tretë e vulëhumburit Berisha mbetet ajo e dorëzimit të tij tek Partia Demokratike duke u përpjekur që të gjendet një ujdi në çdo bashki sipas rastit mes kadidatëve të Foltores dhe atyre të PD. Natyrisht, kjo do qe edhe marrëdhënia dhe mundësia më organike që duhet të kryhet për të shkuar drejt një pajtimi apo bashkëjetese politike ndërsa gjykata ka vendosur legjitimitetin e simboleve dhe drejtuesve të PD.

Fatkeqësisht për demokratët, vulëhumburi Berisha nuk i duhet kjo zgjidhje. Ai është i dhënë pas kaosit si e vetmja mënyrë për të mbijetuar në ambientin politik dhe preferon kaosin në raport me qartësinë dhe fitoret elektorale. Prandaj, i bindur që nuk duhet të ketë një zgjidhje politike ai do të promovojë edhe një herë lojën e kaosit politik dhe dhunës politike për të promovuar ekstremizmin dhe sipërfaqësinë banale të tezave të tij përballë demokratëve dhe qytetarëve që duan një zgjidhje politike.

Më kot, që kërkohet zgjidhja politike tek vulëhumburi Berisha në këtë moment. Një zgjidhje e ndërmejtme duhet të jetë ajo e vetë kandidatëve dhe ndjekësve të tyre lokalë. Ata duhet të kërkojnë një njohje dhe një pajtim me PD-në legale pasi nëse ia lënë në dorë Berishës do të humbasin betejën e tyre politike dhe të karrierës.

Imagjinoni pak sikur Belind Këlliçi, kandidati i Foltores, të mos dalë në zgjedhje sepse vulëhumburi Berisha do të krijojë kaos. Çfarë u pa nga karriera e tij politike pas investimit të kryer? Imagjinoni sikur ai të kandidojë me logon e Partisë së Lirisë kur në fakt e kanë zjgedhur disa demokratë jo për të përfaqësuar logon e Partisë së Lirisë së Metës por Partinë Demokratike? A do jetë ai një politikan që mund të pretendojë të jetë më pjesë e PD? Jo!

Nën këtë prizëm, Këlliçi dhe shumë të tjerë duhet të gjejnë zgjidhjet lokale dhe të mundshme për të kandiduar me PD duke kërkuar bashkëpunimin përtej asaj që thotë vulëhumburi Berisha. Kjo, nëse ata kanë sy për një karrierë politike. Nëse kanë sy për të qenë shërbtorët dhe kamarierët apo ato që i mbajnë celularin ndërsa Doktori u tregon shqiptarëve që ka video orgji për McGonigal, kjo është një tjetër histori.

Vulëhumburi Berisha do vazhdojë të recitojë revolcionin por në fund do të duhet të zgjedhë një nga tre opsionet, ndërkohë që deputetët dhe kandidatët e primareve kanë ende karrierë përpara tyre. Basti se Partia do t’i mbetej Berishës doli i humbur, nëse do të duan të jetojnë në PD-në e demokratëve mjafton të bëjnë zgjedhjen e duhur për veten e tyre dhe jo për hallin e vulëhumburit.

Latest articles

Related articles