Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.Dita e shtunë do të ketë mot me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh.
Reshjet e shiut pritet të jetën të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.
Në zonat malore në jug dhe juglindje të vendit në lartësinë mbi 900-1000 metër reshjet do të jenë në formën e dëborës.
Dita e dielë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës në orët e mesditës dhe pasdite do të pasohen nga reshje shiu me inensitet të ulët të karakterit lokal.
Era nga verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila ditën e shtunë fiton shpejtësi deri në 12m/sek.