“Një tjetër non-grata”, Rama paralajmëron: Kujdes! Po përgatitet tava, do e shihni shumë shpejt

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi në Kuvend se në Departamentin Amerikan të Shtetit po përgatitet shpallja e një tjetër politikani me rëndësi në Shqipëri “Non-grata”. Rama tha se ajo që opozita e mendon si “byrektore”, referuar DASH, është duke e bërë punën. Kryeministri tha se me emër, do e shohin shumë shpejt.

“Deri atëherë, kujdes se byrektorja vijon punën, gjiza ka arritur dhe okllaia po ushtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personin në fjalë do e shihni vetë”-,tha Rama dhe menjëherë pas kësaj fjalie u largua nga Kuvendi, ku dha shpjegime për vetëm 45 minuta në interpelancën e kërkuar nga opozita.

Latest articles

Related articles