Rahman Sela, një banor i zonës së Sharrës ka qënë objektivi kryesor për tu vrarë nga Dan Hutra.
Hutra është pozicionuar pikërisht në Sharrë me qëllimin e vetëm për të vrarë Rahman Sela. Ky i fundit ka qënë objektivi i rradhës që duhet të qëllohej me kallashin e Hutrës, të cilin e kishte paisur me dy karikatore të mbushur plot me fishekë.
Sipas Hutrës vrasjen e Selës do e kryente në shenjë hakmarje pasi ai kishte ndikuar në vdekjen e babait të tij.
Në momentin e ndalimit nga policia Dan Hutra, nuk ka bërë asnjë rezistencë ndaj uniformave blu, duke ju shprehur këtyre të fundit me fjalët “…nuk kam asgjë me ju, por më lini të vras edhe një sot, Rahman Selën dhe ta mbyll…”.
Hutra ishte në pritje për të hyrë në banesën e Rahmanit me qëllim vrasjen e tij.Por plani i tij ka dështuar, pasi Hutra nuk ka mundur ti gjejë shpejt banesën në zonën e Sharrës.
Hutra ka zbritur nga kodra e Sharrës duke hyrë në një zonë të banuar dhe aty i është drejtuar një dyqani.
Hutra ka blerë molto, ujë dhe dy paketa me cigare dhe ka përshëndetur dy persona që ndodheshin në dyqan.
Njëri nga dy personat ka mundur ta njohë Dan Hutrën dhe teksa ky i fundit po largohej, i është drejtuar me fjalët se “..unë ju vras edhe juve, por kam ardhur për tjetër njeri…”.
Njëri nga dëshmitarët ka telefonuar policinë, duke njoftuar vendodhjen e tij.
Policia ka rrethuar zonën dhe më pas ka negociuar me Hutrën, në mënyrë që ky i fundit mos bënte rezistencë.
Gjatë marjes në pyetje në polici Hutra ka kërkuar të konsumojë cigare dhe nuk ka shfaqur në asnjë moment pendesë për tre krimet e bëra sot.
Hutra ka deklaruar se krimet i ka planifikuar që nga periudha kur ka qënë në burg.
Ai ka rrëfyer se bashkëjetuesen e tij me të cilën ka dhe një fëmijë, Elena Hysa, ka dashur ta vrasë por nuk kanë mundur pasi kallashnikuvi i është bllokuar.
Arma ka qëlluar disa herë duke duke shkaktuar vdekjen e Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku.
Në pamundësi për të vrarë Elena Hysën pasi arma ju bllokua,ai ka nxjerë thikën dhe ka qëlluar atë me thikë së bashku me vjehrrën Kujtime Hysa.