Gazetari Lavdrim Lita në një intervistë në Ora News me gazetaren Katerina Hysenllari tha se “Revolucioni nuk ka ndezur pasi të paktën në dyert e parlamentit qytetarët kanë qenë në numra të reduktuar”.
Sipas tij kjo tregohet dhe nga numrat e njerëzve që kanë protestar para parlamentit për të cilët thotë se “kanë qenë në numra të reduktuar”.
Lavdrim Lita: Revolucioni nuk ka ndezur pasi të paktën në dyert e parlamentit qytetarët kanë qenë në numra të reduktuar, nuk e kanë ndjekur në atë masivitet sa ti besojnë sa duhet kësaj thirrjeje. Duhet parë protesta e datës 3. Ajo do të jetë një protestë kombëtare por do të jetë një protestë për gjykatën. Besoj se është një formë presioni ndaj vendimit. Shumë eksponent të rithemelimit kanë thënë që do të shkojnë në dyert e gjykatës, një pjesë në dyert e ministrisë por ne duhet të mësohemi që gjykatat kanë sovranitetin e tyre dhe janë një pushtet i ndarë që duhet respektuar cilido qoftë vendimi.