Dyfishimi i çmimit të patentës. Konkurrenca rrëzon vendimin e Gonxhes

Autoriteti i Konkurrencës i ka dalë kundër Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit në lidhje më dyfishimin e çmimit të patentës. Një javë më parë kreu i DPSHTRR, Bledi Gonxhja, ka njoftuar se DPSHTRR ka nënshkruar një marrëveshje me përfaqësinë e autoshkollave dhe në mars çmimi i patentës do të shkojë në 850 mijë lekë.

Në deklarata të ndryshme për media Gonxhja u justifikua duke thënë se do të rritet përgjegjshmëria dhe seancat në praktikë. Madje ka deklaruar se me rritjen e kostos do të eliminohet evazioni fiskal në këtë sektor.

Latest articles

Related articles