Shtrenjtohen ndërtimet! Një çifti të ri i duhen 20 vite punë për të blerë një shtëpi

Shtrenjtohen ndërtimet. Sipas statistikavbe, çdo vit në Tiranë vijnë mesatarisht për të jetuar 25 mijë qytetarë nga e gjithë Shqipëria. Ky numër i lartë i banorëve të rinj të kryeqytetit ka rritur dhe kërkesën për banesa. Por këto kërkesa të larta kanë shtenjtuar edhe çmimet e apartamenteve. Ndaj sot një çifti të ri i duhen mbi dy dekada për të blerë një shtëpi.

“Sot çiftet e reja po dëshirojnë të jetojnë më vete dhe kjo ka rritur kërkesën për banesa. Nga ana tjetër është bërë tepër e vështirë ose e pamundur blerja e një shtëpie. Pas rritjes së kërkesës për banesa është rritur dhe çmimi i banesave. Nga ana tjetër rritja e normës bazë e interesit ka rritur koston e huasë dikur tek 30%. Çka do të thotë kjo? Sot për të blerë një shtëpi një çifti të ri i duhet mbi 25 vite nëse kjo shtëpi do te financohej në pjesën më të madhe me kredi pra 70-80%”, tha Romina Radonshiqi, eksperte ekonomie.

Po nga ana tjetër kjo situatë ka rritur vlerën e pronës çka do të thotë se sot një pronar përfiton shumë herë më tepër të ardhura financiare nga shitja apo dhënia me qira e një objekti në kryeqytet.

“Kemi një element tepër pozitiv sepse rritja e çmimit të banesave i ka rritur vlerën banesave apo atyre pronarëve të cilët posedojnë apo kanë një banesë dhe dëshirojnë ose ta shesin ose ta japin me qira”, Radonshiqi.

Dëshira për të jetuar në Tiranë nuk do të frenojë rritjen e çmimeve të apartamenteve as në vitin 2023, kjo edhe për shkak të shtimit të kostove të ndërtimit, që erdhën si pasojë e pandemisë por dhe krizës së çmimeve që shkaktoi lufta në Ukrainë.

Latest articles

Related articles