Emrat: Shisnin varre në Tufinë për 2 milionë lekë, Prokuroria e Tiranës jep pretencën për 5 personat

Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për pesë personat e arrestuar të cilët shisnin varret në Tufinë për 2 milionë lekë të vjetra.

Sipas njoftimit të Prokurorisë mësohet se ndaj Alban Ajazit, i cili akuzohet për “ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe korrupsion pasiv” është dhënë pretenca me dënimin me 2 vite burgim, përfundimisht 1.4 me gjykim të shkurtuar. Për Bujar Lica, i cili akuzohet për “ushtrim I ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dënimin me 1 vit, për shkak të gjykimit të shkurtuar 9 muaj burg.

Gazmend Daja, me detyrë punonjës varrezave Tufinë pranë Agjensisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë, ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe korrupsion pasiv”, dënimin me 2 vite burgim, përfundimisht 1.4 me gjykim të shkurtuar, Latif Shehu me detyrë përgjegjës Sektori I Varrezave Tufinë në Agjensisë e Shërbimeve Funerale akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv, dënimin me 2 vite burgim, përfundimisht 1.4 me gjykim të shkurtuar, ndërsa Fatjon Gjonaj i cili ishte duke ndërtuar varr akuzohet për “ndërtim të palijgshëm” dhe i është dhënë pretenca me 6 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar 4 muaj burgim dhe pezullimin e dënimit dhe vënien ne provë për një periudhe prej 8 muajsh.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar në disa raste se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit në shuma monetare që variojnë nga 30.000 deri 50.000 lekë të reja, bënin të mundur pronotimin e varreve për shtetas të ndryshëm.

Nga këqyrja e aparateve celulare të këtyre shtetasve dyshohet se nëpërmjet ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të sektorëve të tjerë, mundësonin edhe nxjerrjen e lejeve të ndërtimit dhe rindërtimit, nga institucionet përgjegjëse, për banesat e dëmtuara nga tërmeti, kundrejt pagesës 200.000 lekë të rinj; nxjerrjen e certifikatave të pronësisë pranë ASHK-së; përfitimin e certifikatave të vaksinimit kundër Covid-19, kundrejt pagesës 30.000 lekë të rinj, si dhe përfitimin e kredisë të butë pranë bashkisë Tiranë.

Latest articles

Related articles