Ministria e financave e Belgjikës njoftoi se kishte ngrirë asetet ruse me vlerë 58 miliardë euro dhe ndaloi transaksionet bankare me Rusinë me vlerë 191 miliardë euro.
Sipas agjencisë së lajmeve “Tas”, kjo ministri në një deklaratë tha: Ky është niveli më i lartë i aseteve të ngrira ruse midis të gjitha vendeve evropiane. Me shpalljen e paketës së 10-të të sanksioneve, Bashkimi Evropian e rriti në 205 numrin e subjekteve ruse në listën e zezë dhe deri më tani ka sanksionuar 1473 shtetas rusë.
Këshilli i Bashkimit Evropian në një deklaratë të shtunën njoftoi: Në listën e zezë të paketës së dhjetë të sanksioneve të këtij institucioni janë përfshirë 121 individë dhe subjekte që luajnë një rol kyç në veprimet ushtarake dhe politike të Rusisë. Në paketën e re të sanksioneve të BE-së, ndalime të gjera janë vendosur ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse dhe agjencisë së inteligjencës së vendit (SVR), si dhe Qendrës së Kërkimeve Hapësinore Khronichev. Në këtë paketë evropiane të sanksioneve, ka disa kompani ushtarake të lidhura me agjencinë bërthamore ruse RosAtom. Prokurorët e katër rretheve të Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhia ishin gjithashtu në listën e zezë të Evropës.